Qendra Kombėtare Bahį’ķ, Rr. Dibrės nr. 59, Tiranė

Besimi Bahá'í
Figurat Qendrore
Parimet Kryesore
Shkrimet e Shenjta Bahá'í
Qendra Botërore Bahá'í
Kontaktoni me Ne
Faqja Kryesore

Mauzoletë e Navabit dhe Mirza Mehdiut, gruja dhe djali i Bahá’u’lláh-ut, të cilët e shoqëruan Atë në syrgjynosjen e Tij nga Irani në Izrael

Mauzoleu i Bahijeh Khanum, vajza e Bahá’u’lláh-ut, e cila i shërbeu besnikërisht Atij, ‘Abdu’l-Bahá-it dhe Shoghi Effendiut

Mauzoleu i Munireh Khanum, gruaja e ‘Abdu’l-Bahá-it

Mauzoleu i Amatu'l-Bahá, Ruhiyyih Khanum, gruaja e Shoghi Effendi-ut

Komuniteti Bahá'í i Shqipërisë

Mirësevini në hapësirën zyrtare të Bahá'í-ve të Shqipërisë

Qendra Botërore Bahá’í

Qendra administrative e Besimit Bahá’í shkrihet me qendrën shpirtërore - duke qenë e vendosur pranë Mauzoleut të Báb-it dhe varreve të Familjes së Shenjtë, në shpatin e Malit Karmel, Haifa, Izrael dhe pak kilometra larg Mauzoleut të Bahá’u’lláh-ut, në Akka - duke përbërë Qendrën Botërore Bahá’í.

Në kulmin e Harkut është selia e Shtëpisë Universale të Drejtësisë. Shtëpia Universale e Drejtësisë është këshilli ndërkombëtar drejtues i Besimit Bahá’í. Krijimi i saj u urdhërua prej Bahá’u’lláh-ut.
Bahá’u’lláh-u e veshi Shtëpinë Universale të Drejtësisë me autoritetin për të ushtruar ndikim pozitiv në mirëqenien e njerëzimit, për të çuar përpara edukimin, paqen dhe përparimin global, dhe për të ruajtur nderin njerëzor dhe pozitën e fesë. Ajo është ngarkuar me zbatimin e mësimeve Bahá’í sipas kërkesave të një shoqërie në evoluim të vazhdueshëm dhe kështu, ajo ka pushtetin të legjislojë mbi çështje që nuk mbulohen në mënyrë eksplicite në Tekstet e Shenjta të Besimit. Udhëheqja që jepet nga Shtëpia Universale e Drejtësisë siguron unitetin e mendimit dhe veprimit në komunitetin Bahá’í, ndërsa ai mëson ta kthejë në realitet vizionin e Bahá’u’lláh-ut për një qytetërim botëror të përparuar shpirtërisht e materialisht.

Për më shumë informacion mbi detyrat, funksionet, historikun, kontributin dhe mesazhet e Shtëpisë Universale të Drejtësisë – këtij institucioni unik në historinë e njerëzimit dhe fesë – mund të dëshironi të vizitoni faqen zyrtare në anglisht.

Në krah të djathtë të saj është Qendra Ndërkombëtare e Mësimdhënies dhe në krah të majtë janë respektivisht Qendra për Ruajtjen dhe Studimin e Teksteve të Shenjta, si dhe Godina e Arkivit Ndërkombëtar.

Pranë Qendrës Botërore Bahá’í ka një personel që shërben për një periudhë nga disa-mujore në disa-vjeçare dhe që vjen nga e gjithë bota.

Për të ditur më tepër, ju mund të shihni hapësirën zyrtare në internet të Besimit Bahá’í, ku jepet një panoramë edhe më e gjerë e Besimit dhe veprimtarive të tij anembanë botës.

Linke të rëndësishme në anglisht

Godinat administrative

Selia e Shtėpisė Universale tė Drejtėsisė
Selia e Shtëpisë Universale të Drejtësisë
Godina e Arkivit Ndėrkombėtar
Godina e Arkivit Ndërkombëtar
Qendra pėr Ruajtjen dhe Studimin e Teksteve tė Shenjta
Qendra për Ruajtjen dhe Studimin e Teksteve të Shenjta

Qendra Ndėrkombėtare e Mėsimdhėnies
Qendra Ndërkombëtare e Mësimdhënies

*******************

Mauzoleu i Bahá’u’lláh-ut në Akka, Izrael

"Lavdi i qoftë kësaj Dite, Ditës në të cilën aromat e mëshirës janë përhapur mbi të gjitha gjërat e krijuara, një Ditë kaq e bekuar saqë epokat e shekujt e shkuar nuk mund të shpresojnë kurrë ta konkurrojnë, një Ditë në të cilën fytyra e të Lashtit të Kohëve është kthyer ndaj selisë së Tij të shenjtë. Pastaj, zërat e të gjitha gjërave të krijuara dhe, tej tyre, ato të Tubimit të Epërm, u dëgjuan të thërrisnin: 'Nxito, o Karmel, sepse ja, drita e fytyrës së Perëndisë, Sundues i Mbretërisë së Emrave dhe Krijues i qiejve, është ngritur mbi ty'...”.

- Bahá’u’lláh

Mauzoleu i Báb-it mbi shpatin e malit Karmel, në afërsi me godinat administrative

*******************

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

‘Thirri Sionit, o Karmel, dhe shpall lajmin e gëzuar: Ai që ishte i fshehur prej syve të vdekshëm ka ardhur! Sovraniteti i Tij që gjithçka pushton u shfaq; shkëlqimi i Tij gjithë­përfshirës u revelua. Hap sytë të mos ngurrosh ose ndalesh. Nxito dhe sillu rreth Qytetit të Perëndisë që ka zbritur nga qielli, Qabesë qiellore rreth së cilës janë sjellur në adhurim të preferuarit e Perëndisë, të dëlirët në zemër, dhe aradha e engjëjve më të lartë. Oh, sa dëshiroj të shpall në çdo vend mbi sipërfaqen e tokës dhe të çoj në secilin prej qyteteve të saj lajmin e gëzuar të këtij Revelacioni – një Revelacion që ka tërhequr zemrën e Sinait dhe në emër të të cilit Driza e Përflakur po thërret: “Perëndisë, Zotit të Zotërve, i përkasin mbretëritë e tokës e të qiellit”. Me të vërtetë kjo është Dita në të cilën toka dhe deti ngazëllehen për këtë kumt, Dita për të cilën janë ruajtur gjërat që Perëndia, me një bujari që mendja ose zemra e vdekshme s’e kapin dot, i ka caktuar t’i revelojë. Së shpejti Perëndia do të verë në lundrim Arkën e Tij mbi ty dhe do të shfaqë njerëzit e Bahá-it që janë përmendur në Librin e Emrave’.

- Bahá’u’lláh -

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

© Asambleja Shpirtërore Kombëtare e Bahá'í-ve të Shqipërisë -- 2007-2017