Qendra Kombëtare Bahá’í, Rr. Dibrës nr. 59, Tiranë

 

Besimi Bahá'í
Figurat Qendrore
Parimet Kryesore
Shkrimet e Shenjta Bahá'í
Qendra Botërore Bahá'í
Kontaktoni me Ne
Faqja Kryesore

 

Komuniteti Bahá'í i Shqipërisë

Mirësevini në hapësirën zyrtare të Bahá'í-ve të Shqipërisë

 

Shkrimet e Shenjta

Bahá’í-të e marrin frymëzimin dhe udhëheqjen e tyre për jetën nga shkrimet e shenjta të reveluara nga Báb-i dhe Bahá’u’lláh-u. Megjithatë, Bahá’í-të i referohen kryesisht shkrimeve të Bahá’u’lláh-ut, pasi revelacioni i Tij përmbledh, plotëson e përfshin atë të Báb-it. Revelacioni i Bahá’u’lláh-ut përmban libra, tabela, si dhe lutje e përsiatje të shumta, të reveluara origjinalisht në gjuhët arabe e perse.

Gjithashtu, shkrime nga ‘Abdu’l-Bahá-i, Shoghi Effendi-u, si dhe letra e mesazhe të Shtëpisë Universale të Drejtësisë, edhe pse nuk konsiderohen si të shenjta nga karakteri, janë autoritare e udhëzuese për besimtarët Bahá’í dhe interpretojnë e hedhin dritë mbi shumë ligje, mësime e parime të gdhendura në revelacionin e Bahá’u’lláh-ut.

Jeni të ftuar të zhyteni në oqeanin e këtyre shkrimeve:

Gjithashtu, për botime dhe materiale të tjera me tematika të ndryshme, ju mund të eksploroni edhe bibliotekën duke kërkuar sipas tematikës apo autorit.

 

 

 

*******************

"Zhytuni në oqeanin e fjalëve të mia, që të gjeni sekretet e tij, dhe të zbuloni të gjithë margaritarët e urtisë që fshihen në thellësitë e tij..."

- Bahá’u’lláh

 

"O BIR I SHËRBËTORES SIME!

Prej gjuhës së të mëshirshmit shuaj etjen në rrëkenë e misterit hyjnor, dhe sodit prej agimit të fjalës hyjnore shkëlqimin e zbuluar të yllit të ditës të urtisë. Hidhi farat e urtisë Sime hyjnore në dheun e pastër të zemrës dhe ujiti ato me ujërat e sigurisë, që zymbylat e dijes e të urtisë të mbijnë të freskët e të gjelbër nga qyteti i shenjtë i zemrës".

- Bahá’u’lláh

*******************

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

“O BIR I QENIES!

Parajsa jote është dashuria Ime; shtëpia jote qiellore është ribashkimi me Mua. Hyr atje dhe mos vono. Kjo është caktuar për ty në mbretërinë Tonë të epërme dhe në sundimin Tonë të lavdëruar”.

- Bahá’u’lláh -

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

 

© Asambleja Shpirtërore Kombëtare e Bahá'í-ve të Shqipërisë -- 2007-2014