Qendra Kombėtare Bahį’ķ, Rr. Dibrės nr. 59, Tiranė

Besimi Bahá'í
Figurat Qendrore
Parimet Kryesore
Shkrimet e Shenjta Bahá'í
Qendra Botërore Bahá'í
Kontaktoni me Ne
Faqja Kryesore
A Widening Embrace

Komuniteti Bahá'í i Shqipërisë

Mirësevini në hapësirën zyrtare të Bahá'í-ve të Shqipërisë

Mirësevini tek faqja zyrtare e Besimit Bahá’í!

Kjo hapësirë e Besimit Bahá’í në shqip ju mirëpret që të hetoni rreth të vërtetave e parimeve shpirtërore, morale e shoqërore të shpallura nga Themeluesi i Besimit, Bahá’u'lláh-u, Lajmëtari i Perëndisë për këtë Ditë, si dhe ndikimit që ato kanë në jetën e individit, familjes, komunitetit, kombit dhe mbarë botës.

Një film-dokumentar është krijuar me rastin e 200-vjetorit të Lindjes së Bahá’u’lláh-ut, i Cili u shfaq si më i fundit në historinë e përjetshme të Lajmëtarëve hyjnorë që kanë ardhur për ta udhëhequr njerëzimin në shtegun e moralit dhe virtytit dhe Bahá’u’lláh-u sinjalizon agimin e pjekurisë kolektive të gjinisë njerëzore. Filmi jep një panoramë të jetës dhe mësimeve së Tij, siç e tregojnë pasuesit e Tij të shumtë nga kombe të ndryshme, jeta e të cilëve është shndërruar prej dritës që Bahá’u’lláh-u i ka sjellë botës.

"Dritë për Botën"

Ju ftojmë të eksploroni këtë hapësirë, e cila ju afron pranë një oqeani dijesh, ku përmbahen margaritarë të pallogaritshëm e të çmueshëm për pasurimin e jetës së brendshme të çdo njeriu dhe ju fton drejt një universi mësimesh që janë destinuar të revolucionarizojnë e të rimëkëmbin jetën e njerëzimit dhe planetit.

Pėrmes globit, nxėnėsit e Bahį’u’llįh-ut dhe miqtė e tyre janė duke u pėrpjekur me sinqeritet pėr tė kontriubuar pėr mirėqėnien e komuniteteve tė tyre dhe pėrparimin e shoqėrisė. "Njė Pėrqafim nė Zgjerim" kap disa eksperienca dhe mendime nga njė pėrzgjedhje fqinjėsish dhe fshatrash, nė sfond fshatar dhe urban. Kėtu, njė proces ndėrtues komunitetesh kumbuese po shpaloset pėrmes veprimit individual dhe kolektiv, i shtyrė nga njė angazhim i plotė pėr tė nxėnė, sipas fjalėve tė Bahį’u’llįh-ut, sesi tė "pėrkthejnė atė qė ėshtė shkruar nė realitet dhe veprim."

Përgjigje për pyetjet

*******************

“...Popujt e botës, të çfarëdo race ose feje qofshin, e marrin frymëzimin nga i vetmi Burim qiellor dhe janë nënshtetas të të vetmit Perëndi.”

-Bahá'u'lláh -

*********

“O BIR I SHPIRTIT! Këshilla Ime e parë është kjo: ki një zemër të dëlirë, të sjellshme e rrezëlluese, që yti të jetë një sovranitet i lashtë, i pavdekshëm e i përjetshëm”.

- Bahá’u’lláh -

*********

"O MIK! Në kopshtin e zemrës sate mos mbill asgjë veç trëndafilit të dashurisë, dhe mos e lësho bilbilin e simpatisë e të dëshirës..."

- Bahá’u’lláh -

*******************

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

“Shihe njeriun si një minierë të pasur në gurë të çmuar e me vlerë të pamatshme. Vetëm edukimi mund t’i nxjerrë në dukje thesaret e tij dhe ta bëjë njerëzimin të përfitojë prej tyre”.

- Bahá’u’lláh -

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

© Asambleja Shpirtërore Kombëtare e Bahá'í-ve të Shqipërisë -- 2007-2017