Bashkësia Bahá'í e Shqipërisë

ÇFARË BËJNË BAHÁ’Í·TË

KAPACITETI INSTITUCIONAL

Vështrim i përgjithshëm

Zhvillimi gradual i strukturave administrative të komunitetit Bahá’í dhe përsosja e proceseve të tij shoqëruese janë fusha që kanë marrë vëmendje të konsiderueshme që nga fillimi i Besimit Bahá’í. Subjekti përshkruhet me hollësi në koleksionin e temave të Rendit Administrativ Bahá’í në pjesën “Çfarë Besojnë Bahá’í·të” të kësaj faqeje.

Energjia që Bahá’í·të i kushtojnë rritjes së kapaciteteve institucionale dhe kujdesi me të cilin ata ndjekin evolucionin dhe zhvillimin e proceseve dhe strukturave administrative, nuk buron thjesht nga dëshira për të rritur efikasitetin me të cilin ata punojnë për çështjet e komunitetit Bahá’í. Ata njohin në këtë zhvillim një kontribut të nevojshëm në modelin e një rendi të ri shoqëror të parashikuar nga Bahá’u’lláh·u, në mënyrat e reja që një njerëzim i pjekur do të ndjekë në çështjet e tij politike, shoqërore dhe kulturore.

Ndërsa institucionet e Besimit fitojnë përvojë… ato bëhen gjithnjë e më të afta për të ofruar ndihmë, burime, inkurajim dhe udhëzime të nevojshme për iniciativat e duhura; duke u konsultuar lirshëm dhe në mënyrë harmonike mes njëri-tjetrit dhe me njerëzit që u shërbejnë; dhe në kanalizimin e energjive individuale dhe kolektive drejt transformimit të shoqërisë.

— SHTËPIA UNIVERSALE E DREJTËSISË

Hulumtimi i kësaj teme

Aktivitetet që kanë ndikim në Rendin Administrativ Bahá’í janë të shumta dhe të ndryshme. Dy artikujt e përfshirë këtu ilustrojnë vetëm disa nga aspektet kryesore të kësaj pune.
KAPACITETI INSTITUCIONAL
Scroll to Top