Bashkësia Bahá'í e Shqipërisë

Nga Dalá’il-i-Sab‘ih

Báb·i zbuloi Dalá’il-i-Sab’ih (“Shtatë Provat”) ndërsa ishte i burgosur në Mah-Ku. Në të, Ai tregon të vërtetën e misionit të Tij.

Një koleksion i Shkrimeve të Báb·it mund të lexohet në Bibliotekën e Referencave Bahá’í. Një ekstrakt nga Dalá’il-i-Sab’ih (“Shtatë Provat”) është ndarë më poshtë.

Ti ke pyetur në lidhje me bazat e fesë dhe urdhëresat e saj: Dije se para së gjithash në fe është njohja e Zotit. Kjo arrin përfundimin e saj në njohjen e unitetit të Tij hyjnor, i cili nga ana e tij arrin përmbushjen e tij duke shpallur se Shenjtërorja e Tij e shenjtëruar dhe e lartësuar, Selia e madhështisë së Tij transhendente, është e shenjtëruar nga të gjitha atributet. Dhe dije se në këtë botë të qenies njohja e Perëndisë nuk mund të arrihet kurrë përveçse nëpërmjet njohjes së Atij Që është Agimi i Realitetit hyjnor.

(Zgjedhje nga Shkrimet e Báb·it)

Çliro veten nga të gjitha lidhjet me çdo gjë përveç Zotit, pasurohu në Zotin duke u ndarë me gjithçka tjetër përveç Tij dhe lexoje këtë lutje:

Thuaj: Perëndisë i mjafton çdo gjë mbi çdo gjë dhe nuk nevojitet asgjë as në qiej, as në tokë, as në çfarëdo gjëje që gjendet ndërmjet tyre, përveç Zotit, Zotit tënd. Vërtet, Ai është në vetvete i Dijshmi, Mbështetësi, i Plotfuqishmi.

Mos e konsideroni fuqinë e gjithëmjaftueshme të Perëndisë si një fantazi boshe. Është ai besim i vërtetë që ti e çmon për Manifestimin e Perëndisë në çdo Dispensacion. Është një besim i tillë që mjafton për çdo gjë që ekzistojnë në tokë, ndërsa asnjë gjë e krijuar në tokë përveç Besimit nuk do të të mjaftojë ty. Nëse nuk je besimtar, Pema e së Vërtetës hyjnore do të të dënonjë me zhdukje. Nëse je besimtar, besimi yt do të të mjaftojë mbi të gjitha gjërat që ekzistojnë në tokë, edhe pse ti nuk posedon asgjë.

(Zgjedhje nga Shkrimet e Báb·it)

Scroll to Top