Bashkësia Bahá'í e Shqipërisë

Nga Kitáb-i-Asmá

Kitáb-i-Asmá (“Libri i Emrave) u zbulua nga Báb·i gjatë burgimit të Tij në Mah-Ku dhe Chihríq dhe përfshin rreth 3000 faqe.

Një koleksion i Shkrimeve të Báb·it mund të lexohet në Bibliotekën e Referencave Bahá’í. Disa ekstrakte nga Kitáb-i-Asmá (“Libri i Emrave”) ndahen më poshtë.

Mendoni se si në kohën e shfaqjes së çdo Zbulimi, ata që i hapin zemrat e tyre Autorit të atij Zbulimi e njohin të Vërtetën, ndërsa zemrat e atyre që nuk arrijnë ta kuptojnë të Vërtetën janë të ngushtuara për shkak të mbylljes së tyre nga Ai. Megjithatë, hapja e zemrës është dhënë nga Zoti për të dyja palët njësoj. Zoti nuk dëshiron të ngushtojë zemrën e askujt, qoftë edhe një milingonë, aq më pak zemrën e një krijese superiore, përveç kur ai e lë veten të mbështjellë me perde, sepse Zoti është Krijuesi i të gjitha gjërave.

Sikur të hapje zemrën e një shpirti të vetëm duke e ndihmuar atë të përqafojë Kauzën e Atij që Perëndia do ta shfaqë, qenia jote më e brendshme do të mbushej me frymëzimet e atij Emri të shëndoshë. Prandaj, ju takon ta kryeni këtë detyrë në Ditët e Ringjalljes, përderisa shumica e njerëzve janë të pafuqishëm dhe po t’ua hapnit zemrat dhe t’ua largonit dyshimet, ata do të pranoheshin në Besimin e Perëndisë. Prandaj, shfaqe këtë cilësi me sa më shumë mundësi në ditët e Atij që Perëndia do ta shfaqë. Me të vërtetë, nëse e hap zemrën e një personi për hir të Tij, do të jetë më mirë për ty se çdo vepër e virtytshme; meqenëse veprat janë dytësore për besimin në Të dhe sigurinë në Realitetin e Tij.

(Zgjedhje nga Shkrimet e Báb·it)

Scroll to Top