Bashkësia Bahá'í e Shqipërisë

ÇFARË BËJNË BAHÁ’Í·TË

PËRGJIGJE NDAJ THIRRJES SË BAHÁ’U’LLÁH·UT

Vështrim i përgjithshëm

Një koncept kryesor në mësimet Bahá’í është se përsosja e karakterit të brendshëm dhe shërbimi ndaj njerëzimit janë aspekte të pandashme të jetës. Shoghi Effendi, në një letër të shkruar në emër të tij, thotë:

Ne nuk mund ta veçojmë zemrën e njeriut nga mjedisi jashtë nesh dhe të themi se pasi të reformohet njëra prej tyre gjithçka do të përmirësohet. Njeriu është organik me botën. Jeta e tij e brendshme formon mjedisin dhe në vetvete është gjithashtu e ndikuar thellë prej tij. Njëri vepron mbi tjetrin dhe çdo ndryshim i qëndrueshëm në jetën e njeriut është rezultat i këtyre reagimeve të ndërsjella.

Në dritën e kësaj, Bahá’í·të kanë arritur të vlerësojnë funksionimin e një qëllimi të dyfishtë që është themelor për jetën e tyre: të kujdesen për rritjen e tyre shpirtërore dhe intelektuale dhe të kontribuojnë në transformimin e shoqërisë.

Ky qëllim i dyfishtë ndihmon në formësimin e përpjekjeve të Bahá’í·ve në të gjitha fushat. Kështu, për shembull, ata jo vetëm që pritet të luten dhe të reflektojnë çdo ditë në jetën e tyre personale, por edhe të bëjnë përpjekje për të mbushur rrethinat e tyre me një shpirt devocional; atyre u kërkohet, jo vetëm të thellojnë njohuritë e tyre mbi Besimin, por edhe të ndajnë me të tjerët mësimet e Bahá’u’lláh·ut; ata jo vetëm që këshillohen të mësojnë t’i rezistojnë diktatit të egos në jetën e tyre, por edhe të përpiqen, me guxim dhe përulësi, të përmbysin tendencat e një kulture që lavdëron kënaqësinë e vetes dhe gërryen themelet e solidaritetit.

Cilat janë kërkesat? Dashuria për njerëzimin, sinqeriteti ndaj të gjithëve, duke pasqyruar njëshmërinë e botës së njerëzimit, filantropinë, duke u shoqëruar me zjarrin e dashurisë së Zotit, arritjen e njohjes së Zotit dhe atë që është e favorshme për mirëqenien njerëzore.
— ‘ABDU’L‑BAHÁ

EKSPLORIMI I ZONAVE TEMATIKE

Tre temat e përfshira në këtë seksion japin një paraqitje të shkurtër të mënyrave të panumërta që Bahá’í·të përpiqen t’i përgjigjen në mënyrë të përshtatshme thirrjes së Bahá’u’lláh·ut.

Përgjigje ndaj thirrjes së Bahá’u’lláh·ut
Scroll to Top