Bashkësia Bahá'í e Shqipërisë

bahaullah-header

ÇFARË BESOJNË BAHÁ’Í·TË

BAHÁ’U’LLÁH·U - EDUKATORI HYJNOR

PREZANTIM

Përgjatë historisë, fetë e mëdha kanë ofruar forcën kryesore shtytëse për civilizimin e karakterit njerëzor, duke nxitur vetë-disiplinën, përkushtimin dhe heroizmin nga ndjekësit e tyre. Shumë nga parimet morale të fesë janë përkthyer në struktura dhe modele të sjelljes të cilat kanë shërbyer për të ngritur marrëdhëniet njerëzore dhe për të avancuar jetën kolektive të njerëzimit.

Sa herë që shfaqet një Manifestim i Zotit, në botë lëshohet një masë më e plotë frymëzimi për fazën tjetër në zgjimin dhe përparimin e njerëzimit. Një qenie njerëzore – e zakonshme në çdo aspekt të jashtëm – thirret të jetë zëdhënëse e Zotit. Dikush mund të kujtojë Moisiun që qëndron para Shkurres së Djegur, Buda merr ndriçim nën pemën Bodhi, Fryma e Shenjtë që zbret mbi Jezusin në formën e një pëllumbi, ose kryeengjëlli Gabriel që i shfaqet Muhamedit.

Në mesin e shekullit të 19-të, Zoti thirri Bahá’u’lláh·un, që do të thotë“Lavdia e Zotit”—për t’i dhënë një Zbulesë të re njerëzimit. Për katër dekada mijëra vargje, letra dhe libra rrodhën nga lapsi i Tij. Në Shkrimet e Tij, Ai përshkroi një kornizë për zhvillimin e një qytetërimi global i cili merr parasysh dimensionet shpirtërore dhe materiale të jetës njerëzore.

Unë kurrë nuk kam aspiruar pas udhëheqjes botërore. Qëllimi im i vetëm ka qenë që t’ua dorëzoj njerëzve atë që më është urdhëruar të dorëzoj nga Zoti…

— BAHÁ’U’LLÁH

Bahá’u’lláh·u vuajti 40 vjet burg, tortura dhe internim për t’i sjellë mesazhin e fundit të Zotit njerëzimit. Sot, jeta dhe misioni i Tij po bëhen gjithnjë e më të njohura në të gjithë planetin. Miliona njerëz po mësojnë t’i zbatojnë mësimet e Tij në jetën e tyre individuale dhe kolektive për përmirësimin e botës.

Mësimet e Bahá’u’lláh·ut … tani na paraqesin formën më të lartë dhe më të pastër të mësimit fetar …

— COUNT LEO TOLSTOY, AUTOR RUS

Të hulumtojmë për temën

Ky koleksion artikujsh eksploron jetën dhe mesazhin e Bahá’u’lláh·ut, rritjen e komunitetit Bahá’í gjatë jetës së Tij dhe zgjedhje nga Shkrimet e Tij.

 
Scroll to Top