Bashkësia Bahá'í e Shqipërisë

ÇFARË BESOJNË BAHÁ’Í·TË

BÁB·I - ZGALEMI I BESIMIT BAHÁ’Í

PREZANTIMI

Në mesin e shekullit XIX – një nga periudhat më të trazuara në historinë e botës – një tregtar i ri njoftoi se Ai ishte bartësi i një mesazhi të destinuar për të transformuar jetën e njerëzimit. Në një kohë kur vendi i Tij, Irani, po pësonte një shkatërrim të përhapur moral, mesazhi i Tij ngjalli entuziazëm dhe shpresë në të gjitha klasat, duke tërhequr me shpejtësi mijëra ndjekës. Ai mori emrin “Báb·i “, që do të thotë “ Porta ” në arabisht. 

Me thirrjen e Tij për reformim shpirtëror dhe moral dhe vëmendjen e Tij për të përmirësuar pozitën e grave dhe të varfërve, receta e Báb·it për përtëritjen shpirtërore ishte revolucionare. Në të njëjtën kohë, Ai themeloi një fe të veçantë, të pavarur të Tij, duke frymëzuar ndjekësit e Tij që të transformonin jetën e tyre dhe të kryenin akte të mëdha heroizmi.

Báb njoftoi se njerëzimi qëndronte në pragun e një epoke të re. Misioni i tij, i cili do të zgjaste vetëm gjashtë vjet, ishte të përgatiste rrugën për ardhjen e një Manifestimi të Zotit i cili do të niste në epokën e paqes dhe drejtësisë të premtuar në të gjitha fetë e botës: Bahá’u’lláh.

Jeta e tij është një nga shembujt më madhështorë të guximit që ka qenë privilegji i njerëzimit ta shikojë…

— HOMAZH PËR BÁB·IN NGA SHKRIMTARI FRËNG I SHEKULLIT 19, A.L.M. NIKOLAS

Hulumtimi i kësaj teme

Ky koleksion faqesh eksploron jetën dhe mesazhin e Báb·it, rrethanat historike të misionit të Tij, përhapjen e mësimeve të Tij dhe shkrimeve të Tij të mëdha.

BÁB·I
Scroll to Top