Bashkësia Bahá'í e Shqipërisë

ÇFARË BESOJNË BAHÁ’Í·TË | BAHÁ’U’LLÁH·U DHE BESËLIDHJA E TIJ


SHOGHI EFFENDI·U - RUAJTËSI
I BESIMIT BAHÁ’Í

PREZANTIM

Për ta garantuar që Zbulesa e Tij do të arrinte qëllimin e saj për të krijuar një botë të bashkuar – dhe për të mbrojtur unitetin e komunitetit Bahá’í –Bahá’u’lláh·u  u emërua Birin e Tij të madh, ‘Abdu’l-Bahá·in , si Qendra e Besëlidhjes së Tij dhe urdhëroi krijimin e Shtëpisë Universale të Drejtësisë. Nga ana tjetër, ‘Abdu’l-Bahá·i krijoi parime për funksionimin e Shtëpisë Universale të Drejtësisë dhe deklaroi se pas vdekjes së Tij, Bahá’í·të duhet t’i drejtohen nipit të Tij më të madh, Shoghi Effendi·ut, të cilin Ai e emëroi Ruajtës të Besimit Bahá’í.

‘Abdu’l-Bahá·i (majtas) me nipin e Tij më të madh, Shoghi Effendi·un.

Si Shtëpia Universale e Drejtësisë ashtu edhe Ruajtësi ishin ngarkuar me zbatimin e parimeve, shpalljen e ligjeve, mbrojtjen e institucioneve dhe përshtatjen e Besimit Bahá’í me kërkesat e një shoqërie gjithnjë në avancim.

Për 36 vjet, me largpamësi, mençuri dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, Shoghi Effendi·u ushqeu në mënyrë sistematike zhvillimin, thelloi mirëkuptimin dhe forcoi unitetin e komunitetit Bahá’í, ndërsa ai u rrit gjithnjë e më shumë për të pasqyruar larminë e të gjithë racës njerëzore.

Nën drejtimin e Shoghi Effendi·ut, sistemi unik i krijuar nga Bahá’u’lláh·u për administrimin e çështjeve të komunitetit evoluoi me shpejtësi në të gjithë botën. Ai përktheu Shkrimet Bahá’í në anglisht, zhvilloi qendrën shpirtërore dhe administrative të Besimit në Tokën e Shenjtë dhe, në mijëra letra që ai shkroi, ofroi njohuri të thella mbi dimensionin shpirtëror të qytetërimit dhe dinamikën e ndryshimit shoqëror, duke zbuluar një vizion të mrekullueshëm të së ardhmes drejt së cilës njerëzimi po lëviz.

Të gjithë qëndrojnë të mahnitur nga gama e gjerë e arritjeve të tij dhe karakteri i lidershipit të tij, një udhëheqje që ndolli në një grusht njerëzish të zakonshëm fuqi dhe kapacitete të cilat ata nuk e dinin se i posedonin…

— DAVID HOFMAN, AUTOR DHE BROADCASTER

Hulumtimi i kësaj teme

Ky koleksion faqesh eksploron jetën e Shoghi Effendi·ut dhe punën e tij si Ruajtës i Besimit Bahá’í, duke i udhëhequr ndjekësit e Bahá’u’lláh·ut në përpjekjet e tyre për të zgjeruar dhe konsoliduar komunitetin Bahá’í. Seksioni i artikujve dhe burimeve përfshin sfondin historik dhe shembuj të aftësive të tij të jashtëzakonshme letrare.

 
Scroll to Top