Ajo që Besojnë Bahá’ -të

Zoti dhe Krijimi i Tij

Një qytetërim gjithnjë në avancim

Shkenca dhe Feja

Bahá’ -të hedhin poshtë nocionin se ekziston një konflikt i natyrshëm midis shkencës dhe fesë, një nocion që u bë i përhapur në diskursin intelektual në një kohë kur vetë konceptimi i secilit sistem të dijes ishte larg të qenit adekuat. Harmonia e shkencës dhe fesë është një nga parimet themelore të Besimit Bahá’í, i cili mëson se feja, pa shkencë, shpejt degjeneron në bestytni dhe fanatizëm, ndërsa shkenca pa fe bëhet thjesht instrumenti i materializmit të vrazhdë. “ Feja, ” sipas shkrimeve Bahá’í, “ është shprehja e jashtme e realitetit hyjnor. Prandaj, ajo duhet të jetë e gjallë, e gjallëruar, lëvizëse dhe progresive . ” 1 Shkenca është burimi i parë nga Zoti ndaj njeriut. Të gjitha gjërat e krijuara mishërojnë potencialin e përsosmërisë materiale, por fuqia e hetimit intelektual dhe përvetësimit shkencor është një virtyt më i lartë i specializuar vetëm për njeriun. Qeniet dhe organizmat e tjerë janë të privuar nga ky potencial dhe arritje. 2 Sa i përket ekzistencës tokësore, shumë nga arritjet më të mëdha të fesë kanë qenë të karakterit moral. Përmes mësimeve të tij dhe përmes shembujve të jetës njerëzore të ndriçuar nga këto mësime, masa njerëzish në të gjitha moshat dhe tokat kanë zhvilluar aftësinë për të dashur, për të dhënë bujarisht, për t’u shërbyer të tjerëve, për të falur, për të besuar te Zoti dhe për të sakrifikuar për e mira e perbashket. Janë krijuar struktura shoqërore dhe sisteme institucionale që i përkthejnë këto përparime morale në normat e jetës shoqërore në një shkallë të gjerë. Në analizën përfundimtare, impulset shpirtërore të vëna në lëvizje nga Themeluesit e feve të botës – Manifestimet e Zotit – kanë qenë ndikimi kryesor në civilizimin e karakterit njerëzor. ‘Abdu’l-Bahá e ka përshkruar shkencën si “më fisnike” nga të gjitha virtytet njerëzore dhe “zbulues të të gjitha gjërave”. 3 Shkenca i ka mundësuar shoqërisë të ndajë faktin nga hamendja. Për më tepër, aftësitë shkencore – të vëzhgimit, matjes, testimit rigoroz të ideve – i kanë lejuar njerëzimit të ndërtojë një kuptim koherent të ligjeve dhe proceseve që qeverisin realitetin fizik, si dhe të fitojë njohuri mbi sjelljen njerëzore dhe jetën e shoqërisë. Të marra së bashku, shkenca dhe feja ofrojnë parimet themelore të organizimit me anë të të cilave funksionojnë dhe evoluojnë individët, komunitetet dhe institucionet. Kur mbahen parasysh dimensionet materiale dhe shpirtërore të jetës së një komuniteti dhe i kushtohet vëmendje e duhur njohurive shkencore dhe shpirtërore, tendenca për të zvogëluar përparimin njerëzor në konsumin e mallrave, shërbimeve dhe paketave teknologjike shmanget. Njohuritë shkencore, për të marrë vetëm një shembull të thjeshtë, i ndihmojnë anëtarët e një komuniteti të analizojnë implikimet fizike dhe shoqërore të një propozimi të caktuar teknologjik – të themi, ndikimin e tij në mjedis – dhe depërtimi shpirtëror krijon imperativa morale që ruajnë harmoninë shoqërore dhe që sigurojnë teknologjia i shërben së mirës së përbashkët. Së bashku, këto dy burime të dijes janë thelbësore për çlirimin e individëve dhe komuniteteve nga kurthet e injorancës dhe pasivitetit. Ato janë jetike për përparimin e qytetërimit.
© 2021 cheerzo Komuniteti Ndërkombëtar
Scroll to Top