Bahá’u’lláh·u – Edukatori Hyjnor

Faltorja e Bahá’u’lláh·ut

Në orët e para të agimit të 29 majit 1892, në vitin e 75 -të të jetës së Tij, Bahá’u’lláh·u ndërroi jetë, shpirti i Tij më në fund u lirua nga një jetë e mbushur me mundime. Lajmi për vdekjen e Tij iu përcoll Sulltanit Osman, i cili u informua për qëllimin e ndërhyrjes së eshtrave të Bahá’u’lláh·ut brenda rrethinave të Rezidencës së Bahjí·t, ku Ai kaloi 13 vitet e fundit të jetës së Tij. Ai u varros menjëherë pas perëndimit të diellit në të njëjtën ditë.

Faltorja e Bahá’u’lláh·ut u bë pika e përkushtimit në tokë për Bahá’í·të, vendi drejt të cilit ata kthehen çdo ditë në lutje.

Sot, Faltorja përbëhet nga një dhomë e mbushur me dritë, qendrore, e mrekullueshme në thjeshtësinë dhe bukurinë e saj. Një kopsht qëndron në mes të dhomës, i cili është i rrethuar nga dhoma më të vogla. Në një cep të dhomës qendrore është dhoma ku prehen eshtrat e Bahá’u’lláh·ut.

Hyrja në Faltoren e Bahá’u’lláh

Gjatë gjithë shërbesës së tij si Ruajtës i Besimit Bahá’í, Shoghi Effendi·u – stërnipi i Bahá’u’lláh·ut – konceptoi dhe krijoi kopshte të bukura përreth, si një mjedis të përshtatshëm për këtë vend më të shenjtë. Me Faltoren dhe Rezidencën në qendër, vizioni i Shoghi Effendi·ut mori formën e një rrethi të gjerë, secili kuadrat i të cilit u bë një kopsht me përbërje dhe skicim të ndryshëm. Ai ndërtoi pesë portat dhe nëntë shtigjet e këtij kopshti, duke i shtruar shtigjet me guralecë të vegjël të bardhë nga një plazh në Detin e Galilesë dhe pllaka të çatisë të shtypura. Pas vdekjes së Shoghi Effendi·ut, plani i tij i madh për zbukurimin e rrethinave të Faltores së Bahá’u’lláh·ut vazhdoi.

Të futësh këmbën në zemër të vendit do të thotë të hysh në një vend paqeje dhe qetësie, një vend i shenjtë pa mure që mbrohet pa u mbyllur. Këtu kopshtaria formale, e saktë, rrjedh rreth ndërtesave historike dhe elementeve natyrore që përfshijnë një pemë fiku shekullore dhe mbetjet e një ullishteje të lashtë.

 

© 2021 Komuniteti Kombëtar Shqiptar Bahá’í
Scroll to Top